“Me moshën kam kuptuar se:
Paratë e humbura mund të rifitohen, koha e humbur është e humbur përgjithmonë. Nëse dëshiron tëshpenzosh për diçka, ose nëse të del një investim i papritur, nuk ke pse shqetësohesh. Paratë e humbura një ditë do t’i zëvendësosh. Duke punuar mund të rifitosh sërish çfarë ke humbur, ama nëse ke humbur kohë me gjëra të kota, duhet të kuptosh se ajo kohë nuk do të kthehet sërish mbrapsht.
Të mësosh të ndryshosh veten është një superfuqi. Nuk ka asgjë të keqe për të kërkuar ndihmë, apo këshillë në një situatë të vështirë. Nëse nuk ia del dot i vetëm, sigurisht që duhet të mbështetesh tek dikush që e beson. Në këtë mënyrë edhe mëson se si të vetëpërmirësohesh dhe kjo gjë është një superfuqi.
Ti nuk je puna jote. Ka shumë persona që bëjnë punë të rëndomta, punë që nuk i përkasin profesioneve për të cilat kanë studiuar. Kjo për shkak se u nevojiten të ardhura. Mirëpo kjo nuk do të thonë se janëdështakë që nuk kanë gjetur punë në profesionin e tyre, përkundrazi, janë shumë të aftë dhe të fortë qëbëjnë punë të tjera vetëm për t’ia dalë mbanë. Puna nuk e karakterizon njeriun, ama një punë fisnike, e fisnikëron çdo person.
Çelësi i suksesit është të japësh. Nuk ka rëndësi nëse nuk të kthehet ndihma mbrapsht. Të gjithë duhet tëjapim çfarë mundemi për t’u bërë mirë të tjerëve, pa llogaritur asnjëherë nëse ajo ndihmë do të na kthehet apo jo. Duke dhënë përfiton vetëkënaqësi dhe kjo është dhurata më e mirë që mund t’i bësh veten. T’i ndihmosh të tjerët të ngrihen, të mos i lësh të dështojnë, janë çelësat kryesorë të suksesit.
Mësuesi më i mirë për këdo është gabimi. Të gjithë gabojmë, jemi njerëz dhe gabimet janë tëpashmangshme. E rëndësishme është të arrijmë të mësojmë prej gabimeve dhe ato t’i shndërrojmë nëleksione në jetën tonë, pasi janë mësuesit tanë më të mirë. Askush nuk mëson prej suksesit, fiton kënaqësi. Ama mëson prej gabimeve, pasi prej tyre nxirren leksionet më të rëndësishme dhe më tëvlefshme për të ardhmen”.