Ndonëse një ndër reperet më të suksesshme në botë, Megan Thee Stallion krahas karrierës së bujshme ka zgjedhur të vazhdojë shkollimin e të diplomohet, njofton UBT News.
26 vjeçarja diplomoi këtë javë në drejtimin ‘Shkenca në Administrimin e Kujdesit Shëndetësor’ në Universitetin e Teksasit. Këtë ajo e bëri të ditur në rrjetin social Instagram, ku publikoi disa fotografi nga ngjarja.
“E di që prindërit e mi po më shikojnë nga lartë me shumë krenari”, shkroi Megan. “Faleminderit të gjithëve për gjithë dashurinë sot”.
Më herët, reperja kishte thënë në një intervistë se ajo do të përfundoj studimet për shkak se është e interesuar të hap objekte për jetesë të asistuar në disa qytete./UBTNews/