UBT News

Dior bashkëpunoi me Travis Scott për koleksionin e ri të veshjeve

Dior Men dhe drejtori artistik, Kim Jones kanë njoftuar rreth bashkëpunimit të fundit me muzikantin, producentin dhe dizajnerin, Travis Scott.

Koleksioni i ri pranverë-verë 2020 do të lansohet më 25 qershor, në një nga pistat e modës për meshkuj në Javën e Modës në Paris. Franca lehtësoi shumicën e masave së fundmi, më 9 qershor.

Ky është bashkëpunimi i parë me një muzikant për Jones, meqë më herët kishte bashkëpunuar me artistë vizualë sikurse KAWS, Kenny Scharf, Raymond Pettibon, Hajime Sorayama dhe Daniel Arsham.

Ky bashkëpunim po konsiderohet i papritur, dhe është koleksioni i parë që Dior e realizoi bashkërisht me një muzikant.

Scott edhe më parë kishte bashkëpunuar me marka të njohura sikurse Nike, Ksubi, BAPE dhe madje edhe me McDonald’s./UBTNews

Exit mobile version