UBT News

Dinamo Tirana dhe Kukësi hapin gjiron e shtatë në Superligën e Shqipërisë

Sot me fillim nga ora 19:45 do të zhvillohet ndeshja hapëse e xhiros së shtatë të sezonit të ri 2021/22 në Superligën e Shqipërisë, ku Dinamo Tirana pret në shtëpi skuadrën e Kukësit.

Në xhiron e fundit, Dinamo Tirana shënoi fitore me rezultat minimal 1:0 kundër Skënderbeut, kurse Kukësi mposhti skuadrën e Vllaznisë me rezultat solid 2:0.

Pas gjashtë ndeshjeve të zhvilluara në këtë sezon, Kukësi zë vendin e tretë në tabelë me gjithsej 11 pikë, aq sa ka edhe kampioni aktual Teuta në pozitën e dytë.

Në anën tjetër, skuadra e Dinamo Tiranës pozicionohet në vendin e pestë me nëntë pikë, aq sa ka arkëtuar edhe Vllaznia në vendin e katërt.

Dinamo Tirana dhe Kukësi janë përballur vetëm dy herë mes vete, ku një fitore ka Kukësi, kurse një herë kanë ndarë pikët e barabarta.

19:45 Dinamo Tirana – Kukësi (Stadiumi Selman Stërmasi)

Exit mobile version