UBT News

Dinamo Minsk kundërshtar i Ballkanit në Playoff

Kampioni i Kosovës në futboll, Ballkani, e ka mësuar kundërshtarin në fazën e Playoffit, nëse arrin të kualifikohet pas fazës së tretë ku do të përballet me ekipin nga Irlanda e Veriut, Larne.

Skuadra e drejtuar nga Ilir Daja, në PlayOff do të përballet me Dinamo Minsk.

Në ndërkohë po vazhdon të hidhet shorti nga UEFA.

Kundërshtarin sot do ta mësojë edhe skuadra tjetër nga Superliga, Drita./UBTNews/

Exit mobile version