Një sezon i ri futbolli po afron dhe entuziazmi për Ligën e Kampionëve është në rritje, me një format të ri që premton më shumë ndeshje dhe argëtim. Tifozët e Milanit janë të emocionuar për rikthimin në arenën europiane, por skuadra e tyre mund të përballet me një sfidë të vështirë që lidhet me vazon që do të ndodhet në shortin e këtij sezoni.
Sipas raportimeve nga “Sportmediaset”, Milani mund të përfundojë në vazon e tretë nëse Glasgou Rejnxhers kalon fazën eliminatore. Në këtë rast, skuadra kuqezi do të ndodhet në grupin më të komplikuar të mundshëm. Përkundrazi, nëse Glasgou Rejnxhers dështon në këto përpjekje, Milani do të kalojë në vazon e dytë, duke e bërë më të lehtë për të kaluar fazën e grupeve.
Ndërkohë, Interi do të jetë në vazon e parë, Juventus dhe Atalanta do të vendosen në vazon e dytë, ndërsa Bolonja do të përfundojë në vazon e katërt.
Tifozët e Milanit shpresojnë që rezultati i ndeshjeve të fazës eliminatore të jetë në favor të tyre për të shmangur vazon e tretë dhe për të pasur një rrugë më të lehtë drejt fazës së mëtejshme të Ligës së Kampionëve./UBTNews/