Filmi i metrazhit të shkurtër “Dilema e Ismailit”, me regji të Dhimitër Ismailaj Valona, u nominua në Festivalin Hebre të Filmit, “Boca Racton”. Lajmin për nominimin e filmit në këtë festival prestigjioz e ka kumtuar vetë regjisori.
Në këtë film trajtohet Shqipëria e vitit 1944, koha kur nazistët e kishin bërë luftën pjesë të pandashme të jetës.
Në Shqipërinë e pushtuar nga nazistët, Ismaili, një fshatar i varfër, ndodhet mes mbrojtjes së Besës – kodit kombëtar të nderit dhe mbrojtjes së familjes së tij ose shpëtimit të dy burrave hebrenj që ai ka fshehur për një vit, ndërsa nazistët mbërrijnë në fshatin e tij./UBTNews