Ylli i Sassuolos, Manuel Locatelli, është shënjestra kryesore e Manchester Cityt për mesfushën në afatin kalimtar të janarit, shkruan “The Mirror”.
Ky interesim i klubit anglez vjen pas paraqitjeve të mira të Locatellit, i cili është bërë ndër mesfushorët kryesor në Serie A këtë sezon.
Për italianin interesim kanë shfaqur edhe ish-klubi i tij, Milani dhe kampioni në fuqi, Juventusi, gjersa shërbimet e 23-vjeçarit pritet të kushtojnë të paktën 30 milionë euro.
Në 16 ndeshje këtë edicion, ai ka realizuar dy gola dhe ka bërë një asistim.
Te Sassuolo u transferua në verën e vitit 2019 nga Milani për 12.5 milionë euro.