UBT News

​Digjet një autobus në Duhël të Suharekës, nuk ka të lënduar

Një autobus nën rrethana të pasqaruara ka marrë flakë ditën e djeshme gjatë lëvizjes në Duhël të Suharekës.

Shaqir Bytyqi, zëdhënës i policisë në Prizren, ka konfirmuar, se rasti ka ndodhur rreth orës 16:16 dhe se njësitet e policisë dhe zjarrfikësit kanë dalë menjëherë në vendngjarje.

“Zjarri është lokalizuar dhe shuar me sukses. Sipas të dhënave fillestare, si pasojë e zjarrit janë shkaktuar dëme materiale, ndërsa persona të lënduar nuk ka”, tha ai.

Rasti është duke u hetuar nga njësitë përkatëse policore për të përcaktuar shkaqet./S.K/KP/

Exit mobile version