UBT News

Digjet me ceremoni droga me vlerë 1,3 miliardë dollarë

Autoritetet pakistaneze të antidrogës dogjën të mërkurën një sasi prej 18 tonë drogë, me vlerë 1,3 miliardë dollarë.

Gjatë ceremonisë së djegies, të zhvilluar në periferi të Islamabadit, drejtori i përgjithshëm i Forcave Antinarkotike, Gjeneral Major Ghulam Shabeer Narejo, tha se organizata e tij kishte sekuestruar 184 tonë drogë vetëm gjatë vitit 2021.

Zyrtarët thanë se drogat e sekuestruara ishin hashash, opium, heroinë, amfetaminë, metamfetaminë, ketaminë, kokainë, si edhe Ksanaks, ekstazi, Alrazolam, apo edhe ilaçe e preparate kimike të tjera, në sasi të mëdha.

Pakistani është një rrugëkalim kryesor i lëndëve narkotike që kanë si pikënisje vendin fqinj, Afganistanin, që konsiderohet edhe si prodhuesi më i madh në botë i heroinës dhe një prodhues i rëndësishëm i hashashit.

Exit mobile version