Në New York janë djegur mbetjet e hotelit që frymëzoi filmin “Dirty Dancing”, njoftoi departamenti lokal i zjarrfikësve. Prona, e cila u quajt Grossinger’s Catskill Resort Hotel, mbylli dyert e saj në vitin 1986.
Një njoftim i 17 gushtit i postuar në faqen e Facebook-ut të departamentit të zjarrfikësve Liberty në New York thotë se “thirrje të shumta në Sullivan (County) 911 raportuan zjarr në pronën e vjetër të hotelit Grossinger”.
Në postim tutje thuhej se zjarrfikësit kishin vështirësi të arrinin burimin e zjarrit, por megjithatë zjarri u shua.
Pjesa më e madhe e resortit u shkatërrua në vitin 2018, megjithëse disa struktura mbetën./UBTNews/