Sean Combs, emri skenik i të cilit është Diddy, ka publikuar një fotografi me ish-të dashurën e tij, Jennifer Lopez.
Ylli i hip-hopit publikoi një fotografi me ish-të dashurën e tij, të kapur dorë për dorë. Me gjasë kjo fotografi duhet të jetë nga koha kur ata ishin në lidhje, gjatë viteve 1999-2001.

Vitin e kaluar, ata u ribashkuan virtualisht për një ndejë në Instagram, në të clën u shfaq edhe Alex Rodriguez, asokohe i fejuari i Jennifer Lopez. Ata u ndanë së fundmi, dhe raportohet se Jennifer Lopez iu kthye ish-të fejuarit, aktorit Ben Affleck./UBTNews