UBT News

Diddy i del në përkrahje Kanye West në “luftën” kundër Adidas

Reperi i njohur, Diddy, është zotuar të bojkotojë firmën Adidas pas “grindjes” që kjo e fundit ka pasur me reperin Kanye West.

Diddy dhe Swizz Beatz i janë bashkuar luftës me Kanye West kundër Adidas.

West ka qenë në një grindje publike me Adidas dhe Gap – dy kompani me të cilat kishte nënshkruar më parë marrëveshje për të mbajtur markën e tij Yeezy – duke i akuzuar ata se e kishin lënë jashtë takimeve në lidhje me produktet e tij dhe se i kishin vjedhur dizajnet.

Pas akuzave nga Kanye, Diddy dhe Swizz Beatz kanë shkruar në platformat e tyre të mediave sociale për të treguar mbështetjen e tyre për West.

Në një screenshot të një bisede mes West dhe Diddy, ky i fundit i shpreh mbështetje duke i thënë se “Unë kurrë nuk do të vesh më Adidas për pjesën tjetër të jetës sime nëse të bënë padrejtësi”.

Producenti muzikor dhe reperi Swizz Beatz gjithashtu ndau mbështetjen e tij për West me një postim.

“Ky njeri krijoi këtë risi dhe duhet respektuar si krijues! YE vetëm kërkon që puna e tij të respektohet dhe të mos vidhet, kjo nuk është çmenduri për mua”, shkroi ai mes tjerash.

Bashkëpunimi i Kanye me Adidas do të përfundojë në 2026 sipas kontratës së tij me markën./UBTNews/

Exit mobile version