UBT News

Dickens… lexohet ende me ëndje dhe pas 210 vjetësh

Charles Dickens, autori i romaneve si ”David Copperfild” dhe ”Oliver Twist” u lind më 7 shkurt 1812.

Dickens është konsideruar gjerësisht si një nga shkrimtarët më me influence të shekullit XIX.

Portretet e tij realiste të shtresave të ulëta të shoqërisë gjatë periudhës së Revolucionit Industrial kanë ndryshuar pikëpamjet për epokën viktoriane.

Suksesi letrar i Dickens filloi me botimin serial të ”The Pickwick Papers” në vitin 1836.

Brenda pak vitesh, Dickens u bë një personazh i famshëm letrar ndërkombëtar, sidomos për humorin, satirën dhe vëzhgimin e mprehtë të karaktereve njerëzore dhe shoqërisë.

Romanet e tij, shumica e tyre të botuara në këste mujore ose javore, ishin pionierët e botimit serial të trilleve narrative, i cili u bë mënyra dominuese viktoriane për botimin e romaneve.

Exit mobile version