Futbollisti i Llapit, Diar Vokrri, është përzgjedhur Yll i javës së 19-tw të Superligës së Kosovës në futboll. Vlerësimi i më të mirit të javës është bërë nga Komisioni i veteranëve të futbollit.
Kjo është hera e parë që Diar Vokrri merr këtë çmim nga FFK-ja. Ndërkaq është futbollisti i pestë i Llapit që këtë stinor po e merr këtë çmim, pas Ilir Blakçorit, Ergyn Ahmetit, Muhamet Hysenit (3 herë) dhe Ilir Avdylit./UBTNews/