Amad Diallo ishte heroi i ndeshjes, duke shënuar golin vendimtar në fitoren 1:0 të Bregut të Fildishtë ndaj Ekuadorit në Kupën e Botës 2026.
Takimi, i zhvilluar në Filadelfia dhe i vlefshëm për Grupin E, u vendos në minutën e 90-të, kur ylli i ri i Manchester Unitedit realizoi pas aktivizimit në pjesën e dytë, duke i siguruar ekipit tre pikë të arta.
Ndeshja ishte mjaft e tensionuar, me Bregun e Fildishtë që goditi tri herë shtyllën para golit vendimtar, ndërsa Ekuadori vinte në këtë përballje me një seri prej 19 ndeshjesh pa humbje.
Në këtë grup bëjnë pjesë edhe Gjermania dhe Kuraçao, ndërsa përballja e radhës mes Gjermanisë dhe Bregut të Fildishtë do të zhvillohet më 20 qershor në Toronto.
Përfaqësuesja afrikane, e cila në tri Botërorët e fundit nuk ka kaluar grupin, tashmë ka bërë një hap të rëndësishëm drejt kualifikimit në fazën nokaut.
D.L
Foto: Fifa World Cup
