Angel Di Maria është shprehur shumë i lumtur me ribashkimin e tij me Lionel Messin te klubi francez, Paris Saint-Germain.
Messi befasoi të gjithë me largimin e tij nga Barcelona, por nuk qëndroi shumë pa skuadër, pasi shpejtë nënshkroi me gjigantin parisien të Ligue 1.
Argjentinasi nënshkroi një kontratë dyvjeçare me mundësi vazhdimi edhe për një vit, ndërsa fitimet e tij thuhet se shkojnë në 35 milionë euro në vit.
Gjashtë herë fituesi i Topit të Artë do të luajë së bashku me një rival të urryer si Sergio Ramos, një talent të madh si Kylian Mbappe dhe shumë yje tjera.
Sulmuesi 34-vjeçar gjithashtu do të ribashkohet me mikun e tij të mirë Neymar nga koha e Barcelonës dhe bashkëkombësin e tij Di Maria.
Dhe është pikërisht argjentinasi Di Maria, i cili ndihet shumë i lumtur me transferimin e Messit te PSG, teksa ka thënë se është ajo që ka dashur gjithmonë.
“Unë jam më shumë se i lumtur”, ka thënë fillimisht Di Maria në lidhje me ardhjen e Messit.
“Gjithçka që ëndërroja ndodhi në një muaj; duke fituar Copa America dhe të qenit në gjendje të luajë me Leon në të njëjtin ekip”.
“Është ajo që kam dashur gjithmonë”, përfundoi ylli argjentinas.