Pasi mirëpriti yllin argjentinas, Angel Di Maria, i cili iu nënshtrua testeve mjekësore në spitalin e klubit këtë mëngjes, Juventusi është gati të mirëpresë edhe Paul Pogban.
Mesfushori francez, i cili u largua nga Juventusi gjashtë vite më parë për t’u transferuar te Manchester United, është gati të nisë aventurën e dytë në fanellën e “Zonjës së Vjetër”.
Aventura e dytë e Paul Pogbas te Juventusi do të nisë zyrtarisht sot rreth orës 16:00, dy orë më herët se sa ishte planifikuar më parë.
Ndërkaq, nesër pritet të përfundohen testet mjekësore dhe më pas të nënshkruhen edhe kontratat.
Gjatë periudhës së tij te Manchester United, Paul Pogba, ka arritur të bëjë 232 paraqitje në të gjitha garat, duke regjistruar 39 gola dhe 51 asistime mbi emrin e tij.