Ministri i Jashtëm italian, Luigi Di Maio i deklaroi në një bisedë telefonike sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres se “përparësia e menjëhershme e Italisë ishte përfundimi i riatdhesimit të qytetarëve italianë dhe operacionet e evakuimit humanitar të bashkëpunëtorëve afganë, familjeve të tyre dhe personave të tjerë në rrezik”.
Di Maio konfirmoi mbështetjen e vendit të tij ndaj përpjekjeve të OKB-së për paqe dhe siguri si edhe për të ofruar ndihmë humanitare, transmeton ATSH.
Ai bëri thirrje për një ndërprerje të menjëhershme e dhunës, ndërkohë që shprehu
shqetësimin për shkeljen e të drejtave të njeriut.
Di Maio dhe Guterres ranë dakord për të arritur një qëndrim unik të bashkësisë ndërkombëtare ndaj të situatës në Afganistan dhe mbi kontributin që mund të luajë G20-a, presidencën e radhës të së cilës e mban Italia.