Shokët e ekipit tek Argjentina hynë në dhomën e tij në mes të natës për t’i uruar “pleshtit” ditëlindjen dhe nuk munguan dhe dhuratat.
Duke qenë se Argjentina është grumbulluar në Brazil për Kupën e Amerikës Latine dhe masat antiCovid në këtë vend janë ende në fuqi dhe të ashpra, ata nuk kishin mundësi të blinin dhurata për shokun e tyre special.
Megjithatë, në mënyrën e tyre u përpoqën me sendet që kishin. Në videon e publikuar në Twitter shihen dhuratat për Messin duke filluar nga antidjersa apo pijet e minibarit. Momente që shkaktuan shumë të qeshura tek argjentinasit.