UBT News

Dhunë në familje në Prishtinë e Podujevë: Sulmohen fizikisht dy gra

Policia e Kosovës ka njoftuar për dy raste të dhunës në familje që kanë ndodhur në 24 orët e fundit, ku viktima në të dyja rastet kanë qenë gratë.

Në Podujevë, një grua ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj. Ngjarja kishte ndodhur më 18 prill, por është raportuar zyrtarisht të hënën. Viktima ka marrë trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari, pas arrestimit dhe intervistimit, është liruar nga prokurori për t’u hetuar në procedurë të rregullt.

Ndërkaq, në Prishtinë, një tjetër rast i dhunës është regjistruar paraditen e së hënës. Një grua ka njoftuar policinë se është sulmuar fizikisht nga djali i saj. Edhe në këtë rast, viktima ka kërkuar ndihmë mjekësore si pasojë e lëndimeve. Prokurori ka vendosur që rasti të vazhdojë të trajtohet në procedurë të rregullt.

Exit mobile version