UBT News

Dhunë mes nënës e djalit në Prishtinë dhe denoncimi me video në Pejë

Gjatë 24 orëve të fundit në Policinë e Kosovës janë raportuar dy raste të dhunës në familje në Prishtinë dhe Pejë.

Në Prishtinë, policia ka shoqëruar në stacion një nënë dhe djalin e saj të mitur, pasi të dy kishin ushtruar dhunë ndaj njëri-tjetrit në shtëpi.

Pas intervistimit, ata janë liruar në procedurë të rregullt.

“Në stacion policor janë shoqëruar dy të dyshuarit nëna me djalin e mitur për shkak se në shtëpi kishin ushtruar dhunë ndaj njëri tjetrit. Në konsultim me prokurorin, pas intervistimit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt”, sipas raportit 24 orësh.

Ndërkaq në Pejë, një burrë ka denoncuar bashkëshorten e tij për dhunë të vazhdueshme fizike ndaj fëmijës së tyre, duke dorëzuar si dëshmi video-incizime dhe mesazhe.

Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se bashkëshortja e tij që një kohë të gjatë është duke ushtruar dhunë fizike ndaj fëmijës së tyre. Si dëshmi lidhur me rastin ankuesi ka proceduar video incizime dhe mesazhe”, sipas raportit policor.

E dyshuara është intervistuar, pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt

 

Exit mobile version