Megjithëse lista fillestare e sanksioneve nuk e ndalon plotësisht Rusinë, FIFA tha se do të vazhdojë të monitorojë situatën për të “përcaktuar çdo masë ose sanksion shtesë, duke përfshirë një përjashtim të mundshëm nga garat”.
FIFA tha se është gjithashtu në kontakt me FA polake, Federatën e Futbollit të Republikës Çeke dhe FA suedeze, për të gjetur zgjidhje të përshtatshme dhe të pranueshme në lidhje me kualifikimet e ardhshme të Kupës së Botës.
“Së pari dhe më kryesorja, FIFA dëshiron të përsërisë dënimin e saj për përdorimin e forcës nga Rusia në pushtimin e saj në Ukrainë. Dhuna nuk është kurrë një zgjidhje dhe ne shprehim solidaritetin tonë më të thellë për të gjithë njerëzit e prekur nga ajo që po ndodhë në Ukrainë. FIFA bën thirrje sërish për rivendosjen urgjente të paqes dhe për fillimin e dialogut konstruktiv menjëherë. Ne mbetemi në kontakt të ngushtë me Shoqatën e Futbollit të Ukrainës dhe anëtarët e komunitetit të futbollit ukrainas të cilët kanë kërkuar mbështetje për t’u larguar nga vendi për sa kohë që konflikti aktual vazhdon”, tha FIFA në një deklaratë./UBTNews/