Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar katër raste të dhunës në familje në Policinë e Kosovës. Ne shumicën e rasteve të dyshuarit janë arrestuar dhe janë dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.
Në Lipjan, një burrë ka ushtruar dhunë ndaj gruas së tij. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është shoqëruar në stacionin Policor. Me vendim të prokurorit, rasti po vazhdon në procedurë të rregullt.
Në Pejë, një tjetër rast ka përfshirë një burrë i cili është shoqëruar për intervistim pasi dyshohet se ka sulmuar gruan e tij. Pas intervistimit, prokurori ka vendosur dërgimin e tij në mbajtje.
Në Gjakovë, një burrë është arrestuar pasi ka shkelur urdhrin mbrojtës të gjykatës dhe ka kryer dhunë ndaj gruas së tij. Viktima ka marrë trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.
Ndërkohë, në Mitrovicë Jugu, një burrë tjetër është përfshirë në një rast dhune ndaj familjes së tij. Pas shoqërimit në stacion, dhe intervistimit, prokurori ka vendosur lirimin e tij në procedurë të rregullt.
Policia bën thirrje që qytetarët të respektojnë ligjin dhe të përdorin mekanizmat ligjorë për mbrojtjen nga dhuna në familje, duke nënvizuar rëndësinë e parandalimit dhe ndërhyrjes në kohë.
