UBT News

Dhuna e tifozëve të Napolit ‘dëmton futbollin’, thotë zëdhënësi i Frankfurtit

Anëtari i bordit të Eintracht Frankfurt, Philipp Reschke të enjten dënoi dhunën e tifozëve para ndeshjes së Ligës së Kampionëve me Napolin, duke thënë se “kjo e dëmton futbollin”.

Një grup prej rreth 300 tifozësh të Frankfurtit u përleshën me policinë dhe tifozët e Napolit të mërkurën para ndeshjes së dytë të 1/16 të fundit të skuadrave.

Gjashtë oficerë policie u plagosën nga dhuna, ndërsa tre tifozë të Frankfurtit ishin mes tetë të arrestuarve gjatë përleshjeve.

Napoli e fitoi ndeshjen 3-0, duke kaluar në çerekfinale me rezultat të përgjithshëm 5-0 në atë që ishte sezoni i parë i Frankfurtit në Champions League.

“Na vjen keq shumë për ngjarjet që kanë ndodhur këtu. Nuk ka absolutisht asgjë për të justifikuar këtë dhunë… është e papranueshme”, tha Reschke.

“Kjo dëmton futbollin, dëmton Eintracht Frankfurt-in dhe dëmton përpjekjet tona për të qëndruar në këmbë për tifozët që duan të shikojnë një lojë pa kufizime në stadium”.

Trajneri i Frankfurtit, Oliver Glasner tha të enjten se ai dënon “të gjitha format e dhunës dhe krimit”, ndërsa drejtori sportiv Markus Kroesche tha se “gjëra të tilla nuk i përkasin futbollit”./UBTNews/

Exit mobile version