UBT News

“Dhoma ku mund të qani” në Madrid!

Një javë më parë, Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez njoftoi një kërkesë të kujdesit shëndetësor prej 100 milionë eurosh (116 milionë dollarë), i cili do të përfshijë shërbime të tilla si një linjë ndihme 24-orëshe për vetëvrasje. Thënë kjo, qeveria spanjolle ka krijuar një vend të posatçëm ku mund të shkoni atëherë kur ndiheni keq emocionalisht…dhe të qani, transmeton topalbaniaradio.

“Hyni dhe qani”, lexohet në një shenjë drejtuar vizitorëve. “Edhe unë kam ankth,” thuhet në një njoftim tjetër me ngjyrë rozë. Ka telefona në një cep me emrat e njerëzve që mund të telefononi kur ndiheni të mërzitur, përfshirë dhe një psikolog. Mirësevini në “La Lloreria”, ose “Dhoma ku mund të qani”. Çdokush mund të marrë pjesë në këtë iniciativë, të vendosur në një ndërtesë në qendër të Madridit, i cili synon të heqë tabunë që ekziston në shoqëri që lidhet me shëndetin mendor, duke qarë dhe duke kërkuar ndihmë. Jon Nelssom, një student suedez që jeton në kryeqytetin spanjoll, thotë se:

Është një ide vërtet e mrekullueshme të rikrijosh në jetën reale çështje lidhur me shëndetin mendor. Është stigmatizuar shumë ideja e të qarit në Spanjë ashtu si në shumë vende të tjera”.

Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez, tha për sëmundjet mendore ndërsa nisi planin më 10 tetor, në Ditën Botërore të Shëndetit Mendor se:

Nuk është një tabu, është një problem i shëndetit publik për të cilin ne duhet të flasim, ta bëjmë të dukshëm dhe të veprojmë në përputhje me rrethanat.

Në vitin 2019, 3671 njerëz vdiqën nga vetëvrasja në Spanjë, shkaku i dytë më i zakonshëm i vdekjes pas shkaqeve natyrore. Një në 10 adoleshentë është diagnostikuar me një gjendje të rënduar të shëndetit mendor ndërsa 5.8% e popullsisë së përgjithshme vuan nga ankthi, sipas të dhënave të qeverisë.

Exit mobile version