Dhjetra të vrarë dhe të plagosur në sulmet ajrore të udhëhequra nga Arabia Saudite në qytetet e Jemenit, thanë disa OJQ.
Më shumë se 100 njerëz janë vrarë ose plagosur pas një sulmi ajror në një burg të drejtuar nga rebelët në Jemen, sipas Kryqit të Kuq.
Sulmi i udhëhequr nga Arabia Saudite goditi një burg në Saada, një qytet veriperëndimor i kontrolluar nga rebelët Houthi që nga viti 2014.
Më shumë se 100 të burgosur u vranë ose u plagosën, tha Basheer Omar, një zëdhënës i Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq në Jemen.
“Numri ka të ngjarë të rritet, për fat të keq”, tha Omar, duke shtuar se Kryqi i Kuq kishte zhvendosur disa nga të plagosurit në objekte tjera.
Kjo vjen pasi grupi rebel Houthi pretenduan një sulm me dron dhe raketa në një zonë industriale të Abu Dabit të hënën, duke vrarë tre persona dhe duke plagosur gjashtë.
Nga “Save the Children” thonë se sulmet ajrore në Jemen kanë vrarë të paktën tre fëmijë dhe më shumë se 60 të rritur, ndërsa të paktën 100 të tjerë u plagosën.
Në një deklaratë të veçantë, OJQ-ja ‘Mjekët pa Kufij’ e përmend numrin e vetëm të të plagosurve në “rreth 200” persona.
“Ka ende shumë trupa në skenën e sulmit ajror, shumë njerëz të zhdukur”, tha në një deklaratë Ahmed Mahat, kreu i misionit të organizatës në Jemen.
“Është e pamundur të dihet se sa njerëz janë vrarë. Duket se ka qenë një akt i tmerrshëm dhune”./UBTNews/