UBT News

Dhjetë ushqimet që i kanë antioksidantët me shumicë

These gooseberries were harvested from an organic residential garden in Nova Scotia, Canada.

Ka studime të ndryshme shkencore që nxjerrin në pah benefitet e antioksidantëve për shëndetin e organizmit. “Bëhet fjalë për molekula”, shpjegon doktoreshë Sonia Croci, biologe nutricioniste, “me të cilat janë veçanërisht të pasura frutat, perimet dhe jo vetëm. Parandalojnë dhe zvogëlojnë oksidimin e qelizave, një reaksion që çon në formimin e radikaleve të lira, molekula të cilat provokojnë dëmtime në ADN dhe strukturat qelizore. Antioksidantët nuk bëjnë gjë tjetër veçse mbrojnë qelizat dhe indet”.

Nuk shërbejnë vetëm për të qëndruar të rinj

Antioksidantët janë një grup molekulash me një varietet të madh strukturor e funksional. Nuk shërbejnë vetëm për parandalimin e plakjes, janë të rëndësishëm edhe për shkak të funksioneve antitumorale, antiinflamatore dhe antiaterogjenike. Vitet e fundit, studimet që i lidhin efektet e antioksidantëve me parandalimin e shumë patologjive janë rritur.

Si ta kemi tavolinën plot me antioksidantë?

Gatimi, ashtu si ruajtja korrekte e ushqimeve që i përmbajnë, luan një rol të rëndësishëm për t’i marrë ato në sasinë e duhur. Për të absorbuar më mirë likopenin për shembull, një antioksidant i cili gjendet tek domatet, është mirë t’i gatuash. Gatimi favorizon çlirimin e kësaj substance dhe lejon të absorbohet më mirë. Përkundrazi,  për të absorbuar vitaminën C, një tjetër antioksidant i fuqishëm i gjendur me shumicë tek agrumet, lulelakra, specat dhe shumë perime të tjera, këshillohet t’i konsumosh krudo: kjo vitaminë është e ndjeshme ndaj ajrit dhe temperaturave të larta.

Për më shumë, njihuni me dhjetë super ushqimet sugjeruar nga ekspertët që ju sigurojnë një sasi të plotë të antioksidantëve.

Kulumbritë: I përmbajnë në sasi të larta. Mes substancave antioksidante spikat delfinidina që ka veti të larta antiinflamatore.

Manat e Gojit: Janë një minierë karotenoidesh e flavonoidesh si antocianina, të dobishme për të luftuar sëmundjet degjenerative dhe plakjen qelizore.

Boronica dhe fruta të tjera pylli: Të gjitha frutat e kuqe janë një rezervë e madhe antioksidantësh. Në veçanti, përmbajnë shumë polifenole e flavonoide, substanca që kanë një funksion mbrojës për kapilarët dhe veti të madhe antiplakje.

Karotat vjollcë: Pak të përhapura, por me veti të mëdha për shëndetin. Përveç betakarotenit sigurojnë edhe antocianidinë krahasuar me karotat portokalli.

Orizi i zi: Na furnizon me antioksidantë të fuqishëm, veçanërisht me antocianinë që është e çmuar për të reduktuar absorbimin e kolesterolit dhe për të mbrojtur nga sëmundjet kardiovaskulare, diabeti e obeziteti.

Kakaoja e hidhur: E pasur me polifenole si katekina, antocianina dhe proantocianidina, është një super antioksidant sepse ka një veprim antiinflamatore e protektive sidomos për sa i përket sëmundjeve që prekin sistemin kardiovaskular.

Çaj jeshil: Kjo pije ka një përmbajtje të lartë të katekinës, sidomos të epigalokatekinës (EGCG) që ka një funksion mbrojtës për sa i përket shqetësimeve që kanë lidhje me zemrën.

Domatet: Përveç vitaminave A dhe C me veprim antioksidant, domatet na furnizojnë me likopen, një karotenoide që mbron organizmin nga  plakia e shkaktuar nga radikalet e lira. Gjithashtu ka veti antiinflamatore dhe antitumorale.

Rrushi i kuq: Në lëkurën e tij gjenden polifenole, si psh rezveratroli i cili ka veti antiplakje. Gjithashtu, falë përmbajtes së antocianës, ndihmon mikroqarkullimin. Farat e rrushit të kuq janë të pasura në proantocianidinë, një klasë polifenolesh që luftojnë radikalet e lira.

Vaji i ullirit ekstra i virgjër: Fuqia e tij antioksidante lidhet me përmbajtjen e lartë të fenolëve, tokoferolëve dhe vitaminës E që mbrojnë kundër plakjes së parakohshme të trupit dhe mendjes./neps.al

Exit mobile version