UBT News

Dhjetë efektet e Projektligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Tahiri ka thënë se miratimi i Projektligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike, i ka dhjetë efekte pozitive në ekonominë e vendit.

“Mes tjerash, Ligji për Rimëkëmbje do të: 1. Ulë presionin mbi ekonominë, bizneset dhe familjet; 2. Për një periudhë të kufizuar, do të rrisë fuqinë blerëse, konsumin dhe shërbimet; 3. Do të ekuilibroj sadopak zhvillimet në tregun vendor financiar; 4. Do të rifreskoj potencialin e bizneseve të vogla, tashmë të rrezikuara, për të operuar më gjatë dhe më qëndrueshëm në treg; 5. Do të zbusë efektet negative të pandemisë, veçmas te ato familje me të ardhura më të ulta; 6. Do të ndikoj pozitivisht te të gjithë, në fuqinë e shtetit si faktor stabilizues ekonomik; 7. Do të shërbejë si instrument i ‘tërthortë’ i asistencës sociale, për shtresat në vështirësi; 8. Përçon mesazh të fortë te komuniteti ndërkombëtar për klimen e përgjithshme ekonomike në Kosovë; 9. Ofron mundësi të re, që në dritë të këtij ligji, të planifkohen hapat tjerët të shpenzimeve në planet vjetore dhe afatmesme financiare; 10. Rehabiliton besimin e dëmtuar te qytetarët kundrejt kapacitetit vendimmarrës institucional, rezultat i vonesave vendimmarrëse”, shkroi ai në Facebook.

Sipas tij, lidershipi dhe përkushtimi kërkohet në kohëra sfidash, andaj duhet falenderuar secilin për guximin për të lëvizur përpara./UBTNews

Exit mobile version