UBT News

Deti tërhiqet frikshëm brenda natës në Turqi, qytetarët tremben: Pasojë e tërmetit

Pas një serie tërmetesh në Santorini, deti në Izmir dhe shumë vende të tjera përgjatë bregut të Egjeut është tërhequr me më shumë se 200 metra, raportojnë mediat turke.

Deti ka filluar të tërhiqet që nga 8 shkurti dhe sot është tërhequr me më shumë se 300 metra në lagjen Çesme dhe portin e Alacatit, ndërsa niveli i ujit në rrethin Dikili dhe Bodrum ka rënë me më shumë se gjysmë metri, duke lënë pas shumë varka të bllokuara, shkruan Anadolu Agency.

Edhe pse qytetarët u alarmuan, duke e lidhur këtë fenomen me tërmetet në Santorini, ekspertët pohojnë se uji i detit u tërhoq për shkak të erërave të forta veriore dhe se është një proces natyror.

Mehmet Çavuşoğlu, anëtar i Grupit të Punës për Mjedisin, Biodiversitetin dhe Ndryshimet Klimatike të Akademisë Turke të Shkencave (TUBA), dhe prof. Dogan Yaşar deklaroi se uji i detit u tërhoq për shkak të erërave të forta veriore që arrinin shpejtësi deri në 60-70 kilometra në orë.

Yaşar theksoi se tërheqja nuk ka të bëjë me tërmetet në detin Egje, duke thënë se nuk ka arsye për shqetësim.

Gjithashtu është vënë re se niveli i ujit të lumit Karşıyaka, i cili është habitat për shumë zogj, ka rënë.

Exit mobile version