UBT News

Detajet që duhet t’i dini për afatin kalimtar të transferimeve në janar

Afati kalimtar i transferimeve në janar është shumë pranë dhe klube të ndryshme nga anë e mbanë bota veçse kanë nisur bisedimet me lojtarët të cilët dëshirojnë të transferojnë.

Mbetet të shihet nëse këto transferime do të bëhen për shkak të lëndimeve, për të mbuluar problemet në skuadër, ose për të kompletuar më shumë ekipin, por do të jetë një muaj me shumë punë, në mënyrë që të përfundohen sa më shpejtë marrëveshjet. Ky afat kalimtar i transferimeve në janar do të hapet të shtunën, respektivisht më datën 1 janar të vitit 2022.

Premier Liga angleze, Liga skoceze, Bundesliga dhe Liga 1 e Francës do të kenë mundësi që nga 1 janari të fillojnë me transferime, por në vendet e tjera ky afat do të hapet më vonë.

Në fakt, në La Liga, Serie A dhe në ligat e tjera evropiane, afati kalimtar i janarit hapet dy ditë më vonë, respektivisht më datën 3 janar.

Më poshtë i gjeni datat e fillimit dhe mbarimit të transferimeve të janarit në ligat e ndryshme evropiane dhe botërore:

Premier Liga angleze – 1 janar deri më 31 janar në ora 00:00

Liga skoceze – 1 janar deri më 31 janar në ora 00:00

Bundesliga gjermane – 1 janar deri më 31 janar në ora 18:00

Serie A – 3 janar deri më 31 janar në ora 20:00

La Liga spanjolle – 3 janar deri më 31 janar në ora 00:00

Liga 1 e Francës – 1 janar deri më 31 janar në ora 00:00

Exit mobile version