UBT News

Detajet e fshehura në fotografinë virale të Ronaldos dhe Messit

Yjet Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi e thyen internetin.

Një ditë para fillimit të Botërorit, emrat e njohur të futbollit publikuan një fotografi në rrjetet e tyre sociale gjoja se duke luajtur shah me njëri-tjetrin, në një fushatë për Louis Vuitton.

Qëkur u publikua, fotografia e Cristiano Ronaldos mori më shumë se 39 milionë pëlqime në Instagram, duke u bërë fotografia e dytë në botë më e pëlqyer në historinë e Instagramit.

Kjo nuk është befasi marrë parasysh faktin që ylli portugez është njeriu më i ndjekur në platformë, me mbi 500 milionë fansa.

Interesante, një video e publikuar nga Louis Vuitton, tregon se fotografia, që u realizua nga fotografja e yjeve, Annie Leibovitz, u montua dhe se të dy yjet nuk ishin kurrë bashkë në të njëjtën dhomë.

Fotografia ka një kuptim dhe detaje të fshehura të cilat fansat i kanë kuptuar që nga fillimi.

Fotoja i shfaq dy futbollistët legjendarë të zhytur në mendime mbi një lojë intensive shahu, e cila luhet në një valixhe me kuadrate Louis Vuitton. Në mbishkrim shkruhet: ‘Fitorja është një gjendje shpirtërore’.

Tifozët e shahut gjithashtu kuptuan shpejt se pozicioni i pjesëve të shahut nuk ishte caktuar vetëm rastësisht, por që në fakt imiton një ndeshje të luajtur nga mjeshtrit përkatës të shahut Magnus Carlsen dhe Hikaru Nakamura në turneun e shahut Norway në vitin 2017.

Një tjetër detaj që shumë njerëz në internet e kapën është se trungu i Louis Vuitton, mbi të cilin luhet loja e shahut, ka një kuptim më emblematik sesa duket.

Imazhet nga Kupa e Botës 2018 FIFA e mbajtur në Rusi po qarkullojnë përreth, të cilat tregojnë se një çantë Louis Vuitton është përdorur për të paraqitur trofeun e Kupës së Botës para ndeshjes hapëse dhe finales në Moskë./UBTNews/

Exit mobile version