UBT News

Dest përfundimisht lojtar i Barcelonës

Barcelona ka konfirmuar zyrtarisht kalimin e Sergino Dest nga Ajaxi.

Lojtari pasi ka kryer testet mjekësore, është zyrtarizuar si lojtar i Barcelonës, klub i cili i vendosi një klauzole prej 400 milionë eurosh.

 “FC Barcelona dhe Ajaxi kanë arritur një marrëveshje për transferimin e Sergino Dest. Kostoja e operacionit është 21 milionë euro plus 5 milionë euro tjera në bonuse. Lojtari do të nënshkruajë një kontratë për pesë sezonet e ardhshme, deri në fund të sezonit 2024/25, me një klauzolë blerje të vendosur në 400 milionë euro”, thuhet në deklaratën e klubit katalunas./UBTNews

Exit mobile version