UBT News

Design Kosova prezantohet në Milan Design Week

Kosova po prezantohet në Milan Design Week me ekspozitën “Local Shapes / Forma Lokale”, në kuadër të Isola Design District.

Si kolektiv dizajnerësh, Design Kosova sjell një qasje të përbashkët që ndërthur dizajnin bashkëkohor me trashëgiminë lokale.

E kuruar nga Ibrahim Beqiri, ekspozita përfshin objekte dhe elemente artizanale që riinterpretojnë traditën në një formë moderne.

Exit mobile version