Votimi i projektligjit për ndarjet buxhetore për buxhetin e vitit 2021 dhe raporti me rekomandime për Projektligjin për Rimëkëmbje Ekonomike, u shtye për një ditë tjetër. Kjo për shkak të mungesës së kuorumit në Komisionin për Buxhet dhe Transfere.
Shkelzen Hajdini nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka kërkuar që këto dy projektligje të mos hidhen në votim sot, por të shtyhen për një ditë tjetër.
Buxheti për vitin e ardhshëm pritet të jetë 2.4 miliardë euro./UBTNews