Arsenali ka konfirmuar ndeshja miqësore kundër Interit, e cila supozohej të zhvillohej të dielën, është anuluar, edhe pse turneu Kupa e Florida do të vazhdojë.
Gjigandët e Serie A duhet të ishin takuar me Arsenalin në turneun miqësor Kupa e Floridas të Dielën, por “Topçinjtë” janë detyruar të tërhiqen nga gara në të cilën marrin pjesë edhe skuadra si Evertoni dhe Millonarios.
Klubi anglez ka njoftuar se e kanë marr këtë vendim për shkak se në disa prej këtyre skuadrave pjesëmarrëse janë disa raste pozitive me Covid-19, përcjellë KosovaPress.
“Pas një numri të vogël të testeve pozitive me Covid-19 në skuadrat që janë planifikuar për të udhëtuar në Amerikë, ne fatkeqësisht jemi detyruar të tërhiqemi nga Kupa e Floridës”, thuhet në deklaratën e Arsenalit.
“Ky vendim i vështirë bazohet në sigurimin e shëndetit dhe mirëqenies së lojtarëve dhe stafit tonë.”
Përkundër tërheqjes së Arsenalit, organizatorët e këtij turneu kanë siguruar se ndeshjet tjera do të zhvillohen.
Kështu që, Interi do të takohet ose me Evertonin ose Millonarios në finale në Camping Ëorld Stadium në Orlando të enjten, më 29 Korrik.