UBT News

Dështoi transferimi te klubi anglez, Batshuayi kalon në Turqi

Mbrëmë në orët e fundit të merkatos u raportua se sulmuesi Michy Batshuayi ishte shumë pranë largimit nga Chelsea, vetëm për t’iu bashkuar skuadrës së Nottingham Forest.

Por, si pasojë e marrëveshjeve të shumta në çastet e fundit, Chelsea dështoi që t’i dërgoj në kohë kontratat, dhe kështu transferimi i Batshuayit te Nottinghami dështoi.

Pavarësisht kësaj, Batshuayi tani ka arritur të sigurojë largimin nga Chelsea, dhe karrierën e tij do ta vazhdojë në Super Ligën e Turqisë.

Sulmuesi belg do të transferohet te skuadra e Fenerbahçes, dhe lajmin e ka konfirmuar vetë gjiganti turk.

Klubi jonë ka arritur marrëveshje me Chelsean për transferimin e Michy Batshuayit në skuadrën tonë. Futbollisti do të udhëtojë drejt Stambollit për të kryer intervistën si dhe për t’iu nënshtruar testeve mjekësore”, shkruante në komunikatën e Fenerbahçes.

Exit mobile version