Ka dështuar mbledhja e sotme e Komisionit për Mbikëqyrje të Financave Publike, ku në rend dite ishte shqyrtimi i raportit vjetor të auditimit për vitin 2019. Mbledhja dështoi për shkak të mospjesëmarrjes së ministres së Financave, Hykmete Bajrami.
Kjo e fundit me anë të një shkrese kishte theksuar se nuk mund të jetë e pranishme në mbledhje për shkak të një urgjence, megjithëkëtë ka shprehur gatishmëri për pjesëmarrje në mbledhje në ditët tjera.
Komisioni vendosi që mbledhja të mbahet të enjten me fillim nga ora 11:00 dhe të jetë e pranishme edhe ministrja Bajrami.