Siç raportohet nga “Mundodeportivo”, gjiganti katalunas, Barcelona është duke e konsideruar transferimin e mbrojtësit të Arsenalit, Hector Bellerin.
Barça është në kërkim të një mbrojtësi të krahut të majtë, pasi që dështoi në transferimin e Cezar Azpilicuetas së Chelseat.
Bellerin dëshiron që të largohet nga Arsenali këtë verë në formën e lojtarit të lirë, dhe Barcelona mund të jetë destinacioni i tij i radhës.
Por, problemi i vetëm qëndron te Barcelona, pasi që ende nuk ka arritur të regjistrojë disa nga transferimet e reja.
Përveç Bellerinit, që Barcelona e sheh si alternativë të Azpilicuetas, gjiganti katalunas po synon që të sjellë në skuadër edhe një tjetër mbrojtës nga Chelsea, ku po e kërkon me çdo kusht transferimin e spanjollit, Marcos Alonso.