TMZ “bashkëpunoi” me Amber Heard për të paraqitur një urdhër ndalimi kundër Johnny Depp në gjykatën e LA. TMZ organizoi të kapte fotot e aktores ndërsa dilte nga gjykata “ajo do të ndalonte dhe do të kthehej drejt kamerës për të shfaqur mavijosjen në anën e djathtë të fytyrës, mavijosjen e supozuar”, dëshmoi ish-punonjësi.
TMZ priste që Amber Heard ‘të ndalonte, të kthehej dhe të shfaqte mavijosjen e saj’ kur mori urdhrin e ndalimit kundër Johnny Depp, i tha gjykatës ish-punonjësi i faqes së thashethemeve.
Morgan Tremaine, ish-menaxher i detyrave në terren me TMZ, tha se ai dërgoi fotografë për të kapur fotografitë e aktores në gjykatën e LA në maj të 2016.
Ai tha, “Objektivi ishte ta kapnin atë duke dalë nga gjykata dhe ajo do të ndalonte dhe do t’i kthehej kamerës duke shfaqur mavijosjet”.
Ndërsa Tremaine nuk e zbuloi burimin e informacionit, ai tha se erdhi nga një prodhues lajmesh që do të thotë se ishte e verifikuar.
Heard ka dëshmuar se ajo u trondit kur pa fotografë jashtë gjykatës pasi gjykatësi i dha asaj urdhër ndalimi ndaj Depp. Gjykata ka dëgjuar më parë pretendimet se ekipi i Heard zbuloi videon e Depp-it në TMZ duke shkatërruar kuzhinën e tij.
Ndërsa Tremaine nuk e konfirmoi këtë, ai tha se video e dërguar në TMZ ishte më e shkurtër se ajo e shfaqur para jurisë. Në versionin e marrë nga TMZ, nuk ishte pjesa ku Heard ‘po nënqeshte për kamerën’, tha Tremaine.
I pyetur nga Elaine Bredehoft, një nga avokatet e Heard-it, nëse Tremaine po jepte dëshmi vetëm për të marrë ’15 minutat e tij të famës’, ai tha se nuk do të fitonte asgjë nga kjo.
“Unë nuk do të përfitoj asgjë nga kjo. Në fakt po e vendos veten në shënjestër të TMZ, një organizatë shumë kontestuese. Dhe nuk po kërkoj asnjë 15-minutësh këtu” tha Tremaine.
“Unë mund të them të njëjtën gjë për ju që keni marrë Amber Heard si kliente. Mendoj se kjo është thjesht logjike”./lapsi.al