Ekipi i Netflixit që po xhironte dokumentarin “Our Planet II” në Havai javën e kaluar, u sulmua nga peshkaqenët, konfirmoi producenti Huw Cordey.
Gjatë xhirimit të serisë së dokumentarëve klimatikë katërpjesësh, të transmetuar nga Sir David Attenborough, ekipi u sulmua nga peshkaqenë të cilët “u hodhën në varkë dhe hapën vrima të mëdha”.
Cordey i tha Forbes se ekuipazhi planifikoi të bënte “një xhirim nënujor me peshkaqenë tigër”, por hasi në telashe kur “dy peshkaqenë i sulmuan”.
Sipas Departamentit të Tokës dhe Burimeve Natyrore të Havait, zinxhiri i ishullit ka rreth 40 lloje të njohura të peshkaqenëve në ujërat afër brigjeve të tij./UBTNews/