UBT News

Deri një orë pritje në pikat kufitare për të dalë nga Kosova

Janë përditësuar të dhënat mbi fluksin në kufi, nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar. Sipas të dhënave të publikuara në faqen zyrtare, aktualisht pritjet për të hyrë në Kosovë janë të shkurtra, por jo edhe daljet.

Pritjet në hyrje raportohen nga 3 deri në 5 minuta, përderisa pritjet për të dalë nga Kosova janë më të gjata.

Raportohen pritje deri një orë në Merdarë për dalje nga Kosova.

Përditësimi i fundit ishte në ora 06:49 të mëngjesit.

Exit mobile version