Drenica ia ka dalë që të fitojë ndaj Feronikelit me rezultat minimal 1-0, në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Bajram Aliu” në Skënderaj.
Ndeshja e javës së 12-të mes Drenicës e Feronikelit, u mbyll me fitoren e vendasve, me vetëm një gol të shënuar, edhe atë në kohën shtesë. Por më e dhimbshme është fakti se Argjend Malaj gaboi dhe shënoi në portën e vet, duke u munduar ta largojë topin.
Pas kësaj fitoreje, Drenica gjendet në vendin e katërt në tabelë me 18 pikë, ndërkaq Feronikeli në të shtatin me 12 pikë./UBTNews