UBT News

Derbi në La Liga – Atletico pret Sevillën në “Wanda Metropolitano”

Atletico Madrid do të tentojë të regjistrojë sot fitoren e pestë radhazi në La Liga, ku sot e presin në shtëpi, në stadiumin “Wanda Metropolitano” skuadrën e Sevillas.

Skuadra e Diego Simeones momentalisht gjendet në pozitën e parë në tabelë, ku pas 15 xhirosh kanë 12 fitore, dy barazime dhe një humbje, kështu duke arkëtuar gjithsej 38 pikë.

Në anën tjetër, Sevilla pas 16 ndeshjeve të zhvilluara, kanë regjistruar nëntë fitore, tre barazime dhe katër humbje, duke u pozicionuar kështu në vendin e gjashtë në tabelë, me 30 pikë.

Të dy skuadrat pritet të hynë në këtë ndeshje me lojtarët më të fortë në dispozicion, ku formacionet e mundshme pritet të jenë këto si më poshtë.

Atletico Madrid (3-5-2): Oblak; Savic, Felipe, Hermoso; Vrsaljko, Llorente, Koke, Lemar, Carrasco; Felix, Suarez

Sevilla (4-3-3): Bounou; Navas, Kounde, Carlos, Acuna; Rakitic, Fernando, Jordan; Ocampos, En-Nesyri, Suso

Exit mobile version