UBT News

Derbi mes Sevillas dhe Barcelonës, ja formacionet e mundshme

Sonte me fillim nga ora 21:30 do të zhvillohet derbi mes Sevillas dhe gjigandit katalunas Barcelona, ndeshje kjo e vlefshme për xhiron e 18 të La Ligas spanjolle.

Në xhiron e fundit të zhvilluar, Sevilla shënoi fitore me rezultat 2:1 kundër kampionit aktual Atletico Madrid, kurse Barcelona shënoi fitore me rezultat të ngushtë 3:2 kundër Elches.

Momentalisht, pas 17 ndeshjeve të zhvilluara të dy këto skuadra i ndajnë 10 pikë në tabelë, ku Sevilla zë vendin e dytë me gjithsej 37 pikë, në krahasim prej Barçës që renditet në pozitën e tetë me 27 pikë.

Sa i përket ndeshjes së sotme, mungesa të lojtarëve do të ketë në dy ekipet, ku për Sevillan nuk do të paraqiten Acuna, Lamela, Montiel, Navas dhe Suso, kurse te Barcelona do të mungojnë Braithwaite, Demir, Depay, Dest, Fati, Pedri, Roberto dhe Wague.

Me këto mungesa të shumta te të dy skuadrat, ja si mund të duken formacionet e mundshme për ndeshjen e sotme.

Sevilla (4-3-3): Bounou; Augustinsson, Kounde, Carlos, Rekik; Jordan, Fernando, Rakitic; Ocampos, Mir, Gomez

Barcelona (3-4-3): Ter Stegen; Araujo, Garcia, Lenglet; Busquets, De Jong, Alba, Gavi; Coutinho, Gonzalez, Ezzalzouli

21:30 Sevilla – Barcelona (Stadiumi Ramon Sanchez Pizjuan)

Exit mobile version