UBT News

Derbi mes Dritës dhe Gjilanit nuk luhet në Gjilan

Përmes një komunikate zyrtare, Drita e ka konfirmuar se ndeshjen ndaj Gjilanit nuk do ta luajë në Gjilan.

Bëhet e ditur se Drita-Gjilani, e cila ishte paraparë të zhvillohet në Gjilani, është zhvendosur në stadiumin “Sami Kelmendi” të Lipjanit.

Ky ndryshim vjen si pasojë e kushteve infrastrukturore dhe situatës së krijuar në vend gjatë ditëve të fundit.

Po ashtu, bëhet e ditur se ndeshja do të zhvillohet vetëm me praninë e tifozërisë vendase “Intelektualët”.

Drita dhe Gjilani përballen këtë të diele me fillim nga ora 15:00.

Exit mobile version