Të shtunën do të rikthehet Premier Liga angleze, ku xhiron e gjashtë do ta hap super ndeshja mes kampionit evropian Chelsea dhe kampionit anglez Manchester City.
Të dy skuadrat do të takohen në stadiumin “Stamford Bridge” dhe ndeshja do të fillojë në ora 13:30.
Po ashtu, kjo do të jetë përsëritja e finales së kaluar të Ligës së Kampionëve, në të cilën Chelsea e mposhti Manchester Cityn me rezultat minimal 1:0.
Të dy trajnerët kanë në dispozicionin yje në skuadrën e tyre, duke filluar prej Romelu Lukaku i Chelseat, deri tek Kevin De Bruyne i Manchester Cityt.
Më poshtë mund të gjeni formacionin e kombinuar me lojtarë të ndryshëm të Chelseat dhe Manchester Cityt.
Chelsea X Manchester City (4-3-3): Ederson; Walker, Rudiger, Dias, Cancelo; Kante, Jorghino, Kevin De Bruyne; Havertz, Lukaku, Grealish