Xhiroja e 33-të në Superligën e Kosovës ka nisur sot me derbin e kryeqytetit mes Prishtinës së Re dhe Prishtinës, i cili ka filluar sot në orën 15:00.
Skuadra e Prishtinës, fituese aktuale e Kupës së Kosovës, do të marrë pjesë në finalen e Superkupës Kosovë -Diasporë gjatë fundjavës, ndaj kjo ndeshje është zhvendosur për t’u zhvilluar më herët.
Prishtina e Re ndodhet në një situatë të vështirë dhe është pranë rënies nga elita, ndërsa një humbje eventuale sot do ta vuloste edhe matematikisht largimin e saj nga Superliga.
Në anën tjetër, Prishtina kërkon fitoren për të mbajtur gjallë shpresat për pozitën e tretë, e cila siguron dalje në garat evropiane.
Formacionet zyrtare:
Prishtina e Re: Smakiqi, Zekolli, Vitija, Morina, Zeqiri, Doukoure, Smaci, Mekic, Nya-Vedji, Berisha, Fazliu.
Prishtina: Gjokaj, Mokono, Bytyqi, Vitija, Bajraktari, Taipi, Zeqiri, Krasniqi, Muja, Ahmeti, Kryeziu.
