UBT News

Derbi italian në Ligën e Kampionëve mes Milanit dhe Napolit

Sonte me fillim nga ora 21:00 stadiumi “San Siro” do të jetë nikoqir i super derbit italian mes Milanit dhe Napolit, ndeshje kjo e vlefshme për çerekfinalen e parë mes dy skuadrave në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Në ndeshjen e fundit të zhvillua, Milani barazoi pa gola me Empolin, kurse Napoli e mposhti si mysafir Leccen me rezultat të ngushtë 2:1.

Takimi i fundit mes kampionit italian dhe liderit aktual të Serie A daton para më shumë se një jave, respektivisht më datën 2 të këtij muaji, ku Milani e mposhti me rezultat të thellë 4:0 Napolin.

Fakt interesant është që Milani ka dështuar ta gjejë golin në 10 prej 16 ndeshjeve të zhvilluara në fazat eliminatore të Ligës së Kampionëve, duke pasur një bilanc prej tre fitoresh, katër barazimesh dhe nëntë humbjeve.

Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy skuadrat do të kenë probleme me mungesa të lojtarëve, ku për Milanin nuk do të paraqiten Ibrahimovic dhe Kalulu, kurse te Napoli mungojnë Osimhen dhe Simeone.

Formacionet e mundshme të dy skuadrave i gjeni më poshtë.

Milan (4-3-2-1): Maignan; Calabria, Tomori, Kjaer, Hernandez; Tonali, Krunic, Bennacer; Diaz, Leao; Giroud

Napoli (4-3-3): Meret; Di Lorenzo, Kim, Rrahmani, Rui; Anguissa, Lobotka, Zielinski; Lozano, Raspadori, Kvaratskhelia

Exit mobile version