Në Giuseppe Meazza zhvillohet ndeshja e parë gjysmëfinale e Kupës së Italisë ndërmjet Interit dhe Juventusit.
Nerazzurrët futen në këtë takim pa të suspenduarit Romelu Lukaku dhe Achraf Hakimi, derisa Bianconerët pritet ta nisin ndeshjen me Cristiano Ronaldo e Dejan Kulusevski në sulm.
Juve kërkon hakmarrje pas humbjes në Serie A, ndërsa gjasat janë të mëdha që në portë të startojë veterani Gianluigi Buffon.
Antonio Conte do t’i qëndrojë besnik formacionit 3-5-2 duke i dhënë një tjetër shans Alexis Sanchezit në sulm me Lautaro Martinezin, derisa Christian Eriksen pritet të jetë në bankën rezervë.
Milan Skriniar, Stefan de Vrij e Alessandro Bastoni janë treshja e mbrojtjes, me Darmian e Ashley Young në krahë. Nicolo Barella, Marcelo Brozovic e Arturo Vidal do ta përbëjnë mesfushën.
Andrea Pirlo pritet të angazhojë në qendër të mbrojtjes Leonardo Bonucci dhe Matthijs de Ligt, derisa Danilo e Alex Sandro do të jenë mbrojtës krahu.
Juan Cuadrado, Rodrigo Bentancur, Arthur Melo e Weston McKennie do ta kompletojnë mesfushën në formacionin 4-4-2.
Formacionet e mundshme
Inter: Handanovic; Skriniar, De Vrij, Bastoni; Darmian, Barella, Brozovic, Vidal, Young; Lautaro Martinez, Sanchez.
Juventus: Buffon; Danilo, Bonucci, De Ligt, Alex Sandro; Cuadrado, Bentancur, Arthur, McKennie; Kulusevski, Cristiano Ronaldo.